6 Shtator, 2017

Muzika e Beyonce tanimë do të jetë lëndë në Universitetin e Kopenhagës


Studentët në Universitetin e Kopenhagës do të kenë mundësi që ta mësojnë lëndën “Beyonce”. Lënda do të ligjërohet në mënyrë të ngjashme si lëndët e tjera nga kultura, siç është opera, ndërsa interesimi për të mësuar për punën e divës amerikane të muzikës është shumë i madh, saqë ligjëratat janë zhvendosur në një sallë më të madhe.

“Do t’i analizojmë këngët e saj dhe videoklipet, ndërsa do të fokusohemi te gjinia, seksualiteti dhe fabula”, ka thënë profesori Erik Steinskog. Ai po ashtu ka shtuar se Beyonce është shumë e rëndësishme për ta kuptuar botën në të cilën jetojmë, sepse është njëra prej këngëtareve më të mëdha të muzikës pop.

Universiteti i Kopenhagës nuk është i pari që në programin shkollor përfshin mësimin e muzikës së 36-vjeçares. Para disa vitesh këtë e ka bërë edhe Universiteti Rutgers në New Yersey.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al