29 Nëntor, 2022

“Mu thye zemra”/ Jennifer Lopez kujton periudhën kur ajo dhe Ben Affleck i dhanë fund fejesës në 2004: Më dukej sikur…


Jennifer Lopez ka rrëfyer gjatë një interviste për Apple Music 1 , këngëtarja “Marry Me” ndarjen e parë me Ben Aflflek dhe kujtoi së sa shumë u lëndua pasi i dhanë fund fejesës në 2004.

“Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë,”– tha Lopez.

“Kur anuluam dasmën rreth 20 vjet më parë, ajo ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja.  Por tani, 20 vjet më vonë, ajo histori ka një fund të lumtur”– përfundoi këngëtarja.

Lopez e cila rikthye me aktorin, 17 vite pasi u ndanë për herë të parë – njoftoi se do të publikojë një album të ri të quajtur “This Is Me… Now”, një përditësim i albumit të saj të vitit 2002, “This Is Me… Then.”

“E kuptuam këtë gjë kur u ribashkova me dashurinë e jetës sime dhe vendosëm që do të ishim bashkë përgjithmonë”, shpjegoi këngëtarja e “Let’s Get Loud”. “I gjithë mesazhi i albumit është: ‘Kjo dashuri ekziston. Kjo është një dashuri e vërtetë.”

Çifti u fejuan për herë të parë në nëntor 2002, në të njëjtin muaj që u publikua albumi i Lopez “This Is Me … Then”.

“Tani mendoj se di se cili është mesazhi i albumit: Nëse ju, si unë ndonjëherë, keni humbur shpresën, pothuajse keni hequr dorë, mos e bëni”, tha Lopez për Lowe.

“Dashuria e vërtetë ekziston dhe disa gjëra zgjasin përgjithmonë dhe kjo është e vërtetë. Unë dua ta përhap atë mesazh nëpër botë.

Ben Affleck and Jennifer Lopez during Jennifer Lopez and Ben Affleck On Location for Jersey Girl at Park Avenue and 55th Street in Manhattan in New York, New York, United States. (Photo by James Devaney/WireImage)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al