16 Tetor, 2018

Motra e Kate Middleton bëhet nënë për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit


Pippa Middleton është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë një djalë që peshonte 3 kilogramë e 800 gramë.

35-vjeçarja është parë një ditë më parë së bashku me bashkëshortin James Matthews, teksa kanë hyrë në spitalin St Mary në Paddington.

Pippa ka zgjedhur të njëjtin spital si e motra, Kate Middleton, ku vetëm një antë kushton rreth 7. 500 euro.

“Daily Mail” shkruan se ende nuk dihet sesi Pippa dhe James, kanë zgjedhur ta quajnë vogëlushin e tyre.

“Të gjithë janë të kënaqur dhe nëna e bebi janë shumë mirë”, ka thënë një i afërm i çiftit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al