31 Gusht, 2020

“Mos gjykoni”, Sara Hoxha tregon me një foto se si i ka punët me nepsin muajt e fundit të shtatzënisë


LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (4)Në fund të muajit korrik, Ledri Vula dhe Sara Hoxha zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një videoje të ëmbël të postuar në Instagram, dyshja tregoi edhe gjininë e bebit: një vajzë!

Sara është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe nuk nguron që herë pas here të postojë foto me barkun e rrumbullakosur.

Kur bëhet fjalë për një vajzë në pritje të ëmbël, shpesh mendojmë nëse ka neps apo jo. Epo, Sara padyshim që ka dhe këtë na e tregoi vetë nëpërmjet një postimi në Instastory.

“Mund ta përfundoja këtë të gjithën vetë! Mos gjykoni”, ka shkruar ajo krah një kutie me ëmbëlsira.

Ledri dhe Sara kanë më shumë se dy vite të lidhur, pavarësisht se historia e tyre e dashurisë mund të ketë nisur që prej 2016-ës ose edhe më herët, sipas “Prive”.

Thuhet se ata mund të jenë njohur nëpërmjet Instagram-it ose nga miqtë e përbashkët, pasi Sara dhe Dhurata Dora janë mikesha shumë të mira prej kohësh.

LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (1)

c7f9952a-c437-4b63-a248-fd67bd45a9df LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (8) LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (7) LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (6) LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (5) LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al