23 Mars, 2018

Monika shikon e habitur Edi Palokën para derës së Parlamentit


Kanë qenë ditë të tensionuara në Parlament këto javët e fundit. Tashmë, pozita dhe opozita nuk po gjejnë paqe dhe dakordësi pothuajse për asnjë argument.

Ata nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, ndërkohë që LSI është bërë akoma më agresive dhe luftarake, sidomos pas zgjedhjes si kryetare, e Monika Kryemadhit.

Në seancën e pak ditëve më parë, Kryemadhi ka vijuar të flasë me tone të ashpra dhe kritike për punën e maxhorancës, ndërkohë që është parë të dalë nga godina e Parlamentit me disa kolegë të Partisë Demokra-ike.

Edi Paloka që ka qenë afër saj, ka filluar të rregullojë pantallonat dhe këmishën, mbase për faktin se ka qëndruar gjatë ulur, gjë, që në fakt mund ta bënte brenda në sallë dhe kjo sjellje ka tërhequr vëmendjen e Kryemadhit, e cila e ka parë si me çudi.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al