9 Nëntor, 2018

Moment prekës/ Deputetja meksikane shpërthen në ulërima pasi merr vesh se vajza e saj ishte qëlluar për vdekje (VIDEO)


Një deputete meksikane ka shpërthyer në lot dhe ulërima gjatë një seance parlamentare, pasi mori një telefonatë ku i treguan se vajza e saj ishte vrarë.

Carmen Medel Palmas i thanë në telefon se vajza e saj, 22-vjeçarja Valeria Cruz Medel është qëlluar nëntë herë me armë teksa ndodhej në palestër.

Pas lajmit të hidhur, 59-vjeçarja nisi duke bërtitur, ndërsa kolegët e saj i qëndronin pranë për ta qetësuar. Sigurisht që seanca parlamentare u mbyll dhe u shty për një tjetër ditë.

Ndërkohë studentja e mjekësisë ishte qëlluar për vdekje në qytetin e Ciudad Mendoza në shtetin e Veracruz pasi e kishin ngatërruar për të dashurën e një pjesëtari të një grupi kriminal.

Lidhur me këtë ngjarje, policia vendase ka vënë në pranga dy persona, të cilët gjatë marrjes në pyetje kanë treguar se kush ka qëlluar ndaj 22-vjeçares.

Sipas mediave vendase, i dyshuari i tretë është gjetur më vonë i vdekur në një makinë. Ndërkohë hetimet e kësaj ngjarje vazhdojnë ende.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al