19 Shtator, 2019

Modelja 20-vjeçare: Dua dy fëmijë dhe martesën po e pres me krahë hapur


Modelja, Alesia Bami, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku u diskutua nëse gratë janë të lumtura beqare apo të martuara.

20-vjeçarja e cila aktualisht është beqare, u shpreh se nuk i frikësohet aspak martesës. Madje Alesia ka shtuar se është duke pritur me krahë hapur për personin e duhur.

Ndërsa e pyetur nga moderatorja se sa fëmijë dëshiron të ketë në të ardhmen, Bami tha se gjithnjë ka ëndërruar të jetë mamaja e një vajze dhe një djali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al