30 Tetor, 2017

Modelet shqiptare eskortë për pasanikët?Flet Elena Lika : Modelet e vërteta s’bëjnë seks …


Diskutimet se bota e modës tashmë është kthyer në një treg të fshehtë eskortash, ka prej disa kohësh që ka përfshirë opinionin publik. Madje në një rrëfim ekskluziv të disa kohëve me parë  për Panorama Plus edhe Algen Nikolla, djali nga Lezha, që gjatë qëndrimit të tij në “BB4” rrëfeu për miqësitë e tij speciale me VIP-at ndërkombëtarë dhe që ka fatin të jetë pjesë e eventeve ndërkombëtare, rrëfeu se njeh shumë pseudomodele apo edhe vajza të kategorisë VIP të cilat në Shqipëri e shesin veten për VIP ndërsa jashtë vendit punojnë si eskortë.

Lidhur me ketë fenomen e ftuar në emisionin Thumb, ka qenë pikërisht modelja  Elena Lika e cila ka rrëfyer disa fakte konkrete për këtë çështje duke theksuar se në fakt vajzat që shkojnë eskortë nuk janë modele të mirëfillta sepse të vërtetat nuk kanë fare nevojë të kryejnë të tilla veprime në këmbim të parave.

“Unë mendoj që duhet bërë një ndarje mes modeleve profesioniste dhe atyre të Instagramit apo modeleve të vetquajtura modele profesioniste siç jam unë apo vajza të tjera me të cilat unë shoqërohem si Oriola”,  shprehet Elena.

“Më beso që paguhen shumë mirë sa nuk kanë nevojë të kenë një sponsor, nuk di ta shpjegoj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al