5 Shtator, 2018

Miriami publikon foton me Albanin: Gjëra të bukura po vijnë


Dy këngëtarët e njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar.

Pasi i mbyllën pushimet verore, Miriami dhe Albani kanë paralajmëruar fansat mëngjesin e sotëm se kanë nisur punën për projektet e reja.

Ishte Miriami ajo që postoi në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” një foto të adhurueshme, ku shfaqet përkrah Albanit dhe jep lajmin e bukur për ndjekësit e tyre.

“Gjëra të bukura po vijnë”, shkruan Miriami bashkëngjitur fotografisë ku na lë të kuptojmë se së shpejti ajo do të rikthehet së bashku me Albanin me një projekt të ri.

Kujtojmë se dyshja e njohur ka sjellë disa bashkëpunime muzikore.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al