14 Tetor, 2018

Mimika e Bushatit pas batutës së Finos


Tani që opozita nuk është në Parlament, duket se maxhoranca ka gjetur opozitë mes njëri-tjetrit.

Këtë të enjte pati konflikte mes Erion Braçes dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, por edhe mes Bashkim Finos dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ka mjaftuar një e qeshur e Bushatit që Fino t’i bëjë një batutë të hidhur: “Ti mos më qesh, por shko jepi shpjegim akuzave të opozitës”. Mesa duket, Bushati nuk e ka pritur batutën mirë, pasi duket qejfmbetur, edhe pasi ka mbaruar seanca.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al