15 Shkurt, 2018

Miliona firma kundër “Snapchat”, acaroi përdoruesit me risitë e fundit


Çdo ditë rrjetet sociale sjellin nga një risi, me të vetmin qëllim që të bëhen sa më atraktivë për përdoruesit. Por jo gjithmonë këto ndryshime priten mirë prej tyre.

Ndodh që përditësimet mos t’ju pëlqejnë përdoruesve, madje irritohen aq sa edhe mund të mbyllin llogarinë në rrjetin social përkatës. E pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur me “Snapchat”, ku përdoruesit e tij janë zhgënjyer keq fare.

Bëhet fjalë për përditësimin e ri, pasi dizajni i “Snapchat” nuk u ka pëlqyer aspak përdoruesve të cilët kanë firmosur një peticion që kërkon të rishikohet edhe njëherë dizajni i këtij aplikacioni.

“Fshini përditësimet e reja të Snapchat” (“Remove the neë Snapchat update”) quhet peticioni i cili deri tani ka arritur të mbledhë 1.5 milionë firma.

Me përditësimet e reja tani “Snapchat” ka dy dritare dhe mesazhet dhe postimet janë të përqendruara vetëm në një faqe, çka e shpërqendron përdoruesin.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al