13 Gusht, 2019

“Mi uli pantallonat dhe tregoi…”, modeli akuzon këngëtaren e famshme për ngacmim seksual


Një model ka akuzuar këngëtaren e famshme, Katy Perry, për ngacmim seksual. Ai është 38-vjeçari Josh, i cili ka punuar me Katy-n për videoklipin “Teenage Dream” në vitin 2010.

Të dielën, ai hyri në “Instagram” për të akuzuar publikisht këngëtaren se e ka ngacmuar seksualisht. Modeli pretendon se Perry i ka ulur pantallonat duke treguar organin e tij gjenital në mesin e një grupi miqsh në një festë ditëlindjeje.

“Po e them këtë tani sepse kultura jonë po provon se meshkujt e fuqishëm janë perversë. Por femrat e fuqishme janë po aq të shpifur. Mu desh shumë kohë të pranoj që dikush më dhunoi në këtë mënyrë dhe nuk e lajmërova policinë në atë moment”, shkroi Josh në “Instagram”.

Incidenti ndodhi shumë kohë pasi ata filmuan videoklipin në shtëpinë e dizajnuesit Johnny Wujek, pasi Katy ishte ndarë nga bashkëshorti Russell Brand, në 2012-n.

Josh pranoi se në fillim kur e njohu këngëtaren, ajo ishte shumë e sjellshme dhe e këndshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al