11 Mars, 2018

Meshkuj kujdes: Femrat më pak të bukura ju bëjnë “zbor”, tradhtojnë më shumë por…


Shanset më të mëdha të pabesisë duket se janë fshihet pas femrave që nuk janë edhe aq të bukura apo nuk cilësohen si femra seksi, e mesa duket paska një shpjegim befasues për këtë…

Një studim i ri nga psikologët amerikanë ka dalë në përfundimin se femrat më pak tërheqëse kanë më shumë gjasa të tradhtojnë një burrë sesa ato të bukurat.

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Floridës, të udhëhequr nga Jim MakNalti, kanë studiuar nga afër 233 çifte të sapomartuar e ata deri në 3 deri në 5 vjet martesë, duke regjistruar çdo gjë që ndodh në marrëdhënie, me theks në kënaqësinë e martesës dhe aventurat jashtëmartesore.

Studimi gjeti se prirja e lartë për tradhti i kishin çiftet e reja të cilët ishin më pak të kënaqur me martesën apo marrëdhënien e tyre, ndërsa ata që kishin jetë më të kënaqshme seksuale ishin më besnikë. Por ajo që ra në sy të studiuesve ishte se femrat që ishin më pak të bukura, kishin predispozitë shumë herë më të lartë për të tradhtuar sesa ato që ishin më të bukura.

Gjithashtu, sfondi prehistorik luan rol: Njerëzit që kishin marrëdhënie të shkurtra para martesës kanë më shumë gjasa të tradhtojnë pas martesës. E kundërta vlente për femrat, ku thuhej se ato që kishin pasur histori dashurie dhe aventura para martese, gjasat ishin më pakta për të tradhtuar pas martese.

Shanse më të mëdha për tradhti duket se kanë femrat me eksperienca seksuale minimale para martesës.

Në të njëjtën kohë thuhet se femrat që ndjejnë një nënvlerësim për pamjen e tyre tradhtojnë më së shumti, edhe pse shpesh kishte rezultuar se edhe ato tradhtoheshin nga partnerët e tyre. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al