6 Shtator, 2017

Mesazhi i Gaz Pajës: Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecni bashkë, jo ta dhunoni!


Në një aktivitet kundër dhunës ndaj grave aktori i “Portokalli” Gaz Paja ka dhënë mesazhin e tij që burrat nuk duhet të dhunojnë më gratë, por duket t’u zbukurojnë jetën.

“Unë jam sot këtu si birri i një nëne, jam si vëllai i një motre, jam si i dashuri i një vajze. Jam mashkull, por tingujt e para i kam dëgjuar nga barku i një femre. Kam gjithçka se një femër më lindi. Të dashur burra duart i keni për t’ia dhënë gruas që të ecni bashkë. Grushtin mblidheni që të simbolizoni që jeni një dhe gjithmonë bashkë. Ne jetojmë në Shqipëri dhe jetojmë me burrërinë. Burrat e parë na kanë mësuar se sa paburrëri është të keqtrajtosh femrat. Le të mësojmë nga njëri-tjetri. Mos kemi turp, grindje ka kudo. Mos harrojmë një gjë, jetën na i dha një grua ndaj kështu e ka vendosur Zoti, siç ka vendosur  ne që jemi burra. Kështu që burra, o burra t’ia zbukurojmë jetën qenies së mrekullisë, femrës!,”-ka përfunduar mesazhin e tij aktori i njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al