18 Maj, 2021

Mesazhet e dërguara mund të fshihen automatikisht/ WhatsApp nis testimin e funksionit të ri të privatësisë


Aplikacioni WhatsApp ka nisur testimin e një funksioni privatësie në Android dhe iOS i quajtur “Disappearing Mode” dhe që bën të mundur dërgimin e mesazheve që fshihen automatikisht ngjashëm me aplikacionet Snapchat dhe Signal.

whatsapp

Sipas WABetaInfo, një sajt i dedikuar funksioneve të pa lançuara në shërbime shumë popullore, ky funksion po testohet në dy platformat.

Disappearing Mode duhet të aktivizohet manualisht nga faqja e konfigurimit të WhatsApp. Mund të aktivizohet veçmas për çdo bisedë në WhatsApp ndërsa opsionin e gjeni duke shkuar në WhatsApp Settings > Privacy > Disappearing Mode.

WABetaInfo thotë se opsioni do të jetë i disponueshëm në përditësimin e ardhshëm të WhatsApp për Android dhe iOS.

Platforma në mënyrë të vazhdueshme teston opsione të tilla në programin beta. Edhe pse shumica e këtyre opsioneve arrijnë me sukses të prekin versionet finale, për disa prej tyre nuk ka ndodhur në të kaluarën. /PCWorld Albanian/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al