20 Shtator, 2017

Mes miqësisë dhe kundërshtisë! Rama ‘ia plas gazit’ me deputetët e LSI-së


Politika është sa ndarëse për sa u takon ideologjive politike dhe numrit të mandateve në parlament, po aq edhe ‘bashkuese’ ndonjëherë, kur bëhet fjalë për politikanë dhe deputetë që kanë vite njohje mes tyre për shkak të angazhimit në drejtimin e vendit.

 

 

Më poshtë do ju njohim me disa momente ‘pikante’ mes kryeministrit dhe disa deputetëve të LSI në dalje të sallës së Kuvendit, ku faktori ‘konkurencë’ dhe ‘mosdakordësi’ nuk ekziston.

Ka qenë pikërisht paparazzi i Panorama që na ka njohur me këto foto ku kryeministri Rama dhe deputetët e LSI, Vangjel Tavo, Lefter Koka dhe Nasip Naço duken se janë duke konsumuar një bisedë plot batuta mes tyre, që i ka bërë të qeshin në maksimun.

Siç duket jashtë ‘vijës zyrtare të politikës’, jashtë Kuvendit ,mbarimi i seancës i ka ulur tensionet mes LSI-së dhe PS-së .

Iniciatori i kësaj duket se ka qenë deputeti i LSI-së për Gjirokastrën Vangjel Tavo, i cili është afruar dhe i ka thënë diçka në vesh kryeministrit dhe kjo më pas ka nxitur të qeshura mes deputetëve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al