27 Maj, 2022

Mes dy mikeshave, Olti Curri zgjedh Ilda Bejlerin, arsyeja? Sepse ka ‘frikë’


I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejt Olti Curri nuk ngurron të zgjedhë një mes dy figura publike në çfarëdo fushe. Përveç kur bëhet fjalë për dy mikeshat e tij Elona Duro dhe Ilda Bejleri.

Këtu gjërat vështirësohen dhe Olti thotë emrin e Ildës duke u shprehur me humor se: “Do them Ilda Bejleri sepse do e kem jetën shumë të vështirë nëse them Elona Duro sepse me Elonën rregullohesh shumë kollaj. Por edhe Elona thotë Ilda sepse e kemi Ildën me shumë kimet”.

Videoja është shpërndarë edhe nga Ilda në Instastory që shkruan “Eh Olti si ma di kokën“.

 

Në një intervistë për “Mirage”, Olti u vendos përball personazheve të ndryshme dhe ja zgjidhjet e tij:

Elvana Gjata apo Arilena Ara?

-Elvana.

Ardit Gjebrea apo Adi Krasta?

-Arditi.

Arbana Osmani apo Rudina Magjistari?

-Rudina se te Arbana nuk kam qenë në asnjë emision te Rudina jam bërë si në shtëpinë time.

Fjolla Morina apo Albin Kurti?

-Fjolla se është pushtet.

Fifi apo Flori Mumajesi?

-Fifi sepse nga historitë e fundit që kam ndjekur e kam rivlerësuar shumë si artiste.

Anxhela Peristeri apo Ronela Hajati?

-Anxhela.

Beatrix Ramosaj apo Bora Zemani?

-Është momenti i Borës.

Shyhrete Beluli apo Shkurte Fejza?

-Shkurte.

Rozana Radi apo Albërije Hadërgjonaj?

-Rozana.

Melinda apo Tayna?

-Tayna.

Ilir Meta apo Monika Kryemadhi?

-Meta.

Capital T apo Noizy?

-Capital T se së fundmi më ka treguar ca këngë dhe i kishte për tematika shumë të rëndësishme dhe interesante.

Adrola Dushi apo Xhesika Berberi?

-Adrola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al