13 Qershor, 2018

Meri ka lajme të këqija për këto dy shenja të horoskopit, ja paralajmërimi që bën


Astrologe Meri ka thënë se sot “Mërkuri” do jetë afër me asteroidin “Quaor”, i cili është si një rreze drite mbas kaosit.

Një ndikim i ngadaltë por i thellë do na shoqërojë edhe sot dhe do na sjellë fuqi si udhërrëfyes vendimesh. Meri ka lajme të mira në përgjithësi për të gjitha shenjat, por dy prej tyre duhet të kenë kujdes. Virgjëresha duhet të ketë kujdes nga manipulimet, ndërsa Shigjetari do përballet me një vështirësi.

“Virgjëresha duhet të ketë kujdes dhe te mos bjerë në manipulime apo në mungesë optimizmi pasi edhe pak ka mbetur nga rruga e vështirë.”

“Shigjetari mund të ketë përballje, një marrëveshje të vështire apo një partner të vështirë ku do mund të fitojnë dominancat”, ka paralajmëruar Meri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al