5 Gusht, 2019

Meghan Markle festoi 38-vjetorin e lindjes, por kunatën nuk e ftoi në festën e saj. Ja urimi që i bëri Kate Middleton


Një ditë më parë, Dukesha e Sussex Meghan Markle festoi ditëlindjen e saj të 38. Në këtë ditë të veçantë për të, ajo ka marrë urime të shumta dhe më speciali është ai i bashkëshortit të saj.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”-in e tyre zyrtar, Harry e falenderon që ajo e ka bërë pjesë të jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime e mrekullueshme. Faleminderit që më ke bërë pjesë të kësaj aventure”, shkruan Princ Harry.

Teksa urimet kanë qenë të shumta për 38-vjeçaren, ai që ka rënë në sy ka qenë ai i kunatës së saj, Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton.

Kjo e fundit ka zgjedhur “Instagram”-in për të uruar kunatën e saj Kate dhe Princ William kanë publikuar një foto ku shfaqen të dy çiftet, së bashku me Princin Charles, ditën e Krishtlindjes.

“Duke uruar një ditëlindje shumë të lumtur për Dukeshën e Sussex sot! ?”, shkruhet krahas fotos, asgjë më shumë. Ky mesazh tingëllon shumë i ftohtë, duke marrë parasysh se Kate nuk ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Meghan.

Sipas raporteve nga “The Sun”, dukesha nuk ishte e ftuar dhe prandaj erdhi edhe një urim i tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al