16 Maj, 2022

Megan Fox shtatzënë për herë të parë? Deklaratat e Machine Gun Kelly bëjnë xhiron e rrjetit


Machine Gun Kelly mori shumë vëmendje në ‘Billboard Music Awards 2022’ kur ai iu referua Megan Fox si “gruaja” e tij dhe më pas përmendi “fëmijën e tyre të palindur”.

Ylli i punk-roker doli në skenë në Las Vegas për të performuar “Twin Flame” dhe në fillim tha: “Unë e shkrova këtë këngë për gruan time”. Në gjysmë të performancës, ai vazhdoi me: “Kjo është për fëmijën tonë të palindur”, ndërsa dëgjohej rrahja e zemrës së një fëmije. Kaq ka mjaftuar që kudo në rrjet të ngrihen pikëpyetje nëse aktorja është në pritje të ëmbël.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by billboard (@billboard)

Ndërsa po ecte në tapetin e kuq, Kelly u pyet rreth martesës. “Nuk dua të them shumë”, -tha ai për E!News jashtë ‘MGM Grand Garden Arena’. “Do të jetë e çuditshme. Do të jetë krejtësisht jashtë parashikimeve.” Por, çfarë mendon Megan për idetë e tij? “Ajo është një gjeni,” vazhdoi MGK, i cili i propozoi partneres së tij pak muaj më parë.

Aktorja 36 vjeç dhe artisti i “Bloody Valentine” 32 vjeç u shfaqën shumë elegantë, me Megan që kishte veshur një fustan të zi të David Koma dhe Machine Gun Kelly një kostum Dolce & Gabbana. MGK u nominua në kategorinë ‘Top Rock Artist ‘ dhe ishte një nga disa yje që performuan.

Po planet e tyre për pas shfaqjes? Në fund të fundit, është Las Vegas dhe disa çifte kanë përfunduar një natë çmimesh me një udhëtim në një kishëz dasme. Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në Sin City pas Billboard Music Awards 2019 dhe Kourtney Kardashian dhe Travis Barker realizuan një ceremoni pas Grammy 2022.

Pra, a do të ishin të gatshëm Megan dhe Machine Gun Kelly të bënin një çmenduri të tillë? “Epo, është ditëlindja e të fejuarës sime në mesnatë”, tha MGK. “Pra, ne do festojmë për jetën e saj të mrekullueshme duke qenë këtu në planetin tokë.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E! News (@enews)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al