10 Gusht, 2018

Me sy të ënjtur dhe pa make-up, ja si duket Arilena kur zgjohet nga gjumi


Arilena Ara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe një ndër vajzat më të komentuara të shoubiz-it. Ajo po korr sukses në botë me hitin “Nëntori”.

Në daljet e saj publike, bukuroshja bionde shfaqet gjithnjë e kuruar, megjithatë ajo nuk e ka problem të postojë edhe foto e sapo zgjuar nga gjumi.

Madje kështu ka publikuar sot një foto në “Instagram”, ku ajo shfaqet pa make-uo, me sytë e ënjtur nga gjumi, flokët e shkatërruara. Por pavarësisht kësaj, Arilena mbetet ende shumë tërheqëse e në këtë mënyrë ka marrë qindra komplimente nga fansat.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al