28 Janar, 2022

“Më shijoi shumë”- Einxhel Shkira puth Donald Veshajn: I kam buzët e trasha çfarë të bëj


Einxhel Shkira dhe aktori Donald Veshaj kanë debatuar ashpër javët e fundit dhe shkak është bëri eleminimi i partnerit të moderatores, Dj Dagz. Por në një lojë të zhvilluar nga Big Brother, aktori duhet të dënonte një prej banorëve dhe e zgjedhura e tij ishte Einxhel Shkira.

einxhel-donald

Donald Veshaj si fillim i sugjeroi Einxhel Shkirës të hante një qepë, së bashku me Ilir Shaqirin, por ajo e refuzoi dënimin.

Pas kësaj, ai i kërkoi të puthte një nga konkurrentët që kishte më shumë inat pa dhënë asnjë shpjegim.

Einxhel Shkira vendosi të puthë në faqe Donald Veshajn, ku nuk munguan as ngacmimet nga banorët e tjerë.

Biseda:

Einxhel: Jepja të tjerëve këtë dënim.

Donald: Kujt t’ja jap qepën? Një puthje? Të harxhoj gjithë atë vrap për një puthje?

Einxhel: Ato dënime kanë ngelur. Kompliment për çdo një orë…

Donald: Është kot kjo. Egzona kë ke rival këtu? Pse s’e bën ti dënimin?

Einxhel: Po pse mos të bëjë Egzona se s’ka bërë?

Donald: Do bëheni bashkë dhe do të hani një kokërr qepë.

Einxhel: Jo, le të rrimë dy ditë pa cigare. Unë jam sëmurë. Unë jam duke bërë të gjithë dënimet që më keni dhënë.

Donald: Avash mos ik, se kam dënim.

Einxhel: Ke edhe të tjera aty pse duhet të më japësh qepën?

Donald: Puth në faqe banorin që ke më shumë inat pa i dhënë asnjë shpjegim.

Einxhel shkon dhe puth në faqe Donaldin.

Donald: Faleminderit.

Donald: Të shijoi ë?

Donald: Shumë.

Donald: I kam buzët e trasha çfarë të bëj.

donald-einxhel-puthja

ilir-einxhel-donald

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al