20 Tetor, 2021

“Më quajnë k*rvë, sepse…”/ Modelja 32-vjeçare flet pa dorashka: Meshkujt nuk i ‘përballojnë’ dot fotot e mia hot


Modelja Amy Kupps ka rrëfyer për “The Sun” se ndjekësit në rrjete sociale nisën ta quanin “k*rvë”, vetëm sepse publikonte foto seksi. Por, 32-vjeçarja zbuloi se ka fjetur me tre djem gjithsej në jetën e saj.

modelja amy kupps (2)

Amy, e cila është nga Karolina e Veirut në SHBA, tha se fakti që publikonimazhe seksi në Instagram, nuk do të thotë që kryen marrëdhënie seksuale me shumë meshkuj. Modelja tha se nuk ka shkuar me asnjë që kur ka filluar pandemia.

Hera e fundit që kryeva marrëdhënie seksuale ishte para pandemisë. Kanë kaluar 18 muaj që unë jam e vetme. Më mungon kjo gjë. Njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan, jam mësuar të gjykohem nga pamja e jashtme, por nuk do të ndryshoj. Nuk i gjykoj gratë apo burrat e tjerë që kanë pasur shumë partnerë seksualë, por jam ngopur me propozimet që më vijnë në punë çdo ditë”,- pranoi ajo.

modelja amy kupps (6)

Më pas, ajo shtoi: “Nëse k*rvë do të thotë të jesh i suksesshëm, të fitosh shumë para dhe të kesh një trup dhe fytyrë të shkëlqyer, atëherë jam krenare që jam e tillë. Unë nuk jam mendjelehtë, por jam shumë selektive. Kurrë nuk bëj seks pa kaluar të paktën katër takime me dikë”.

Në fund ajo shtoi se është e vetëdijshme që duket seksi, por kjo nuk do të thotë që është femër e lehtë.

modelja amy kupps (5) modelja amy kupps (4) modelja amy kupps (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al