16 Tetor, 2021

“Më pëlqen të vishem seksi!”/ 41-vjeçarja i përgjigjet kritikave të ndjekësve në “TikTok”: Jam nënë e gjashtë fëmijëve, por…


Një përdoruese e “TikTok” ka rrëfyer me anë të një videoje se i pëlqen të vishet seksi, edhe pse është nënë e gjashtë fëmijëve. 41-vjeçarja nuk nguron të tregojë linjat trupore, për të cilat kujdeset vazhdimisht duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke u ushtruar në palestër.

claire (1)

Sipas “The Sun”, Claire është nëna e Tom, 21 vjeç, Bailey,16 vjeç, Amelia, 15 vjeç dhe Carter, 15 muajsh. Në të njëjtën kohë, ajo është edhe njerka e Ellie, 16 vjeç dhe Charlotte, 14 vjeç.

Nga videot seksi të publikuara në aplikacionin “TikTok”, i cili përdoret gjerësisht nga adoleshentët, Claire merrte komente të shumta, ku i thuhej të vishej më mirë për t’iu përshtatur moshës që ka.

claire (6)

Claire dhe bashkëshorti i saj, Jon, jetojnë së bashku me gjashtë fëmijët e tyre në Hull.

Në fillim nguroja të postoja video, sepse nuk e dija se çfarë ishte dhe si funksiononte (TikTo). Fatmirësisht, fëmijët më dhanë disa leksione dhe arrita të postoja videon e parë ku i thoja ndjekësve se isha 41 vjeç”,- rrëfeu ajo.

claire (2)

Mirëpo, komentet negative, të tipit “Shumë e vjetër për të vepruar kështu”; “A nuk është e papërshtatshme të vishesh kështu për fëmijët e tu?”, nuk kanë munguar.

Claire nuk i ka lënë pa një përgjigje të gjithë ata që e kritikojnë për stilin e jetesës dhe për sjelljen.

claire (3)

Nuk i lejoj të më drejtohen kështu. Pse? Sepse jam mbi 40 vjeç? Kjo do të thotë që nuk mund të jem seksi? Apo sepse jam nënë? Nënat nuk mund të jenë seksi? Unë kurrë nuk do të lejoj moshën që të më stepë të bëj gjërat që dua! Unë do të vesh atë që dua të vesh kur krijoj videot e mia! Jam 41 vjeç, jo 12! Veshja nuk e përcakton se çfarë personi jam!”,- përfundoi ajo.

claire (4) claire (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al