13 Nëntor, 2018

“Më pëlqen të jem shtatzënë”, Elita Rudi publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur


Pas lajmeve të shumta rreth shtatzënisë së moderatores Elita Rudi, kjo e fundit e konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë vetëm dy ditë më parë.

Bashkëshorti i saj, reperi i njohur Gjiko publikoi klipin e tij më të ri, ku në të shfaqej edhe Elita. Çifti u shfaq së bashku në skenën e fundit, ku ata shiheshin të shtrirë në shtrat, teksa Gjiko përkëdhelte barkun e rrumbullakosur të partneres.

E tani që e ndau lajmin me të gjithë, Elita ka publikuar sot në profilin e saj në “Instagram”, fotografitë e para nga pritja e ëmbël. “Më pëlqen të jem shtatzënë”, shkruan Elita bashkëngjitur fotove ku shkëlqente nga nuri i shtatzënisë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al