25 Shtator, 2018

“Më pëlqen shumë!”, moderatori i njohur puth Nevina Shtyllën në mes të emisionit


Sezoni i ri televiziv do ta gjejë moderatoren Nevina Shtylla në “Proçesin sportiv”, krah Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit.

Mëngjesin e sotëm ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku foli për më të rejat në jetën e saj.

E gjithashtu sot moderatorit të “Wake Up”, Isli Islamit iu plotësua dëshira që ka shprehur disa muaj më parë.

Teksa kohë më parë ai ishte i ftuar në emisionin “You & Me”, tha se donte të puthte moderatoren Nevina Shtylla, pasi i pëlqente shumë.

“Më pëlqen shumë, më duket një nga vajzat me portretin më të ëmbël dhe më kanë thënë se ashtu si në pamje është edhe në tip”, u shpreh moderatori i njohur.

Ndërsa sot, live në sy të të gjithëve, Isli mori një puthje miqësore nga Nevina dhe nuk ngurroi të publikonte dhe një foto me të në “Instagram”, ku shkruante: “Ehhh…”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al