25 Tetor, 2021

“Më pëlqen jeta e luksit”- Boksieri i njohur së shpejti bëhet baba: Ja si më josh e dashura


I ri në moshë, por deri më sot me shumë suksese në ndeshjet e tij. Xhek Paskali, krahas boksit, merret edhe me biznes në patundshmëri. Ai vjen në një bisedë, duke treguar eksperiencën e tij. 

xhek paskali

Nëse do të bënim një rezyme të ngjarjeve, a mund t’i thoni sukseset më të mëdha të arritura gjatë periudhës së fundit, me të cilat krenoheni pafundësisht?

Sukseset janë shumë, 200 ndeshje amatore, 90% të fituara, 6 ndeshje profesionist, 5 të fituara dhe një barazim. Tituj kampionë Shqipëri 2010, 75kg, kampion në Gjermani 2017, 81 kg, chemipokal kampion 75 kg, kampion europian 75 kg 2015. 

Xhek Paskali (1)

Si një sportist, cilat lloje të roleve ju japin më shumë kënaqësi? 

Secilën ndeshje e marr me shumë rëndësi dhe nuk e nënvlerësoj asnjëherë kundërshtarin. 

Gjatë karrierës suaj jeni ndeshur në skena të ndryshme, cili nga sportistët shqiptarë ka pasur ndikim më të madh tek ju? 

Vetja ime, Xhek Paskali, është ndikimi më i madh. Megjithatë, gjatë karrierës njeriu pëson rënie dhe ngritje. 

Xhek Paskali (2)

Ju, a përjetuat ndonjë ngjarje, e cila gati sa ju detyroi të largoheshit nga sporti apo përherë keni depërtuar pa asnjë vështirësi dhe suksesi ka qenë përherë i garantuar? 

Mashtrimet që më kanë ndodhur gjatë karrierës, më mashtruan në kualifikimet të Olimpiadës kur ishte ndeshje për biletën, mashtrimet që ndodhin në këtë sport më bëjnë të largohem. Si te Haxhi Krasniqi kundër Dominik Bösel që ia bënë me hile. Më vjen shumë keq sepse vetë i kam përjetuar. 

Xhek Paskali (15)

Cila është ndeshja që e bën shumë të fortë karakterin tuaj? 

Boksi më ka formuar shumë karakterin dhe personalitetin, boksi më ka mësuar të zgjedh rrugën e vështirë në jetë, kjo gjë më ka sjellë më shumë sukses dhe pasuri. 

Cila ndeshje ju solli fat në karrierë? 

Mbas 100 ndeshje boksi unë fillova të formohem si një boksier i vërtetë, atëherë u mësua trupi, truri dhe psikika. Impenjimet tuaja profesionale nuk ju kanë lejuar të kaloni shumë kohë në shtëpi. 

Xhek Paskali (14)

Sa ju munguar jeta familjare? 

Të gjitha ndeshjet si erdhën mbrapa me sollën shumë eksperiencë që nuk ka stërvitje të zgjedh. 

E shihni veten baba ndonjë ditë? 

Po patjetër, mezi po e pres. Si boksier lëviz gjithë kohën nëpër botë, kjo bëhet normale dhe mësohesh. 

Xhek Paskali e dashura2

Si mund të jetë jeta përkrah një sportisti si Xhek? 

Me një person të zgjuar edhe të aftë, nuk më pëlqejnë njerëzit e paaftë, duhet gjithmonë zgjedhje e lumtur dhe pozitive. 

A jeni fans i muzikës? 

Më pëlqen shumë muzika, sidomos këngëtarët shqiptarë që bëjnë muzikë të bukur. 

Xhek Paskali e dashura1

Cili është komplimenti më i bukur që ju kanë bërë deri më tani? 

Xhek, ti je komplet ndryshe nga njerëzit e tjerë. 

Jeni në lidhje?

 Po, jam në lidhje me një femër shumë të fortë në çdo aspekt të jetës. 

Xhek Paskali e dashura

Si do kishe dashur t’ju presë në shtëpi e dashura? 

Ashtu si më pret mua tani, gjithmonë kur hap derën e shtëpisë më hidhet në qafë edhe më puth edhe më jep dashuri. 

Na trego si mund të jetohet brenda shtëpisë së një boksieri?

Unë jetoj në një penthouse në mes të qytetit, se më pëlqen shumë luksi. Sisteme, biznese të ndryshme edhe lexoj shumë libra. 

Xhek Paskali (10)

Sa e vështirë është të arrihet balanca mes familjes dhe karrierës? 

Familja ime krenohet me mua dhe më përkrahin sa kanë mundësi. 

A ekziston ndonjë aktivitet tjetër, përveç boksit, ku ju e shprehni potencialin tuaj?

 Aktiviteti im tjetër i preferuar është inteligjenca financiare. Jam bërë shumë i aftë, merrem me apartamentet e mia që i jap me qera ose i shes direkt. Tani jam duke hapur një firmë në Gjermani me shitblerjen e patundshmërive. 

Xhek Paskali (16)

Aktualisht, jeni duke realizuar ndonjë befasi apo i keni dhënë vetes pushim për pak kohë? 

Befasia është që dua të futem prapë në ring të ndeshem me boksierë edhe të bëj entertaining. Pastaj firmën time ta çoj deri në vitin 2023 në 5 milionë euro fitim.

/Panoramaplus.al/ Nga BLERAND REXHEPI

Xhek Paskali e dashura3Xhek Paskali (12)Xhek Paskali (13)Xhek Paskali (11)

Xhek Paskali (18)Xhek Paskali (17)Xhek Paskali (2)Xhek Paskali (9)Xhek Paskali (8)Xhek Paskali (7)Xhek Paskali (6)Xhek Paskali (5)Xhek Paskali (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al