23 Janar, 2021

“Më mungon seksi me dy të dashurit e mi…”- 32-vjeçarja tregon se si e përjetoi izolimin me bashkëshortin e saj


Izolimi për shumë njerëz ka mjaft anë negative, ashtu siç ka ndodhur edhe me këtë 32-vjeçare, e cila shprehet për “Dear Deidre” se tashmë nuk mund të takojë më dy të dashurit e saj.

tradhti

Ja rrëfimi i saj i publikuar nga “The Sun”:

Unë kam bërë seks me dy burra, të cilët më vizitonin me radhë            çdo javë para se të izoloheshim, kur bashkëshorti im ishte në punë dhe kur dy fëmijët e mi ishin në gjumë.

E di që nuk duhet të kisha takuar një burrë tjetër, e jo më dy.

Por tani jemi sërish të izoluar dhe kam frikë se nuk do takoj dot asnjërin prej të dyve dhe po filloj të ndihem e vetmuar.

Unë jam shtëpiake dhe vetëm 32 vjeç. Burri im është 37 vjeç. Ai nuk po punon për momentin për shkak të krizës së Covid-19.

Ai kishte filluar të punonte natën, sepse paga është më e mirë, por për shkak të kësaj, e shinim njëri-tjetrin shumë rrallë.

Unë thjesht po argëtohem pak, sepse kurrë nuk e lejoj veten që të përfshihem emocionalisht.

Para pandemisë, kunata më ndihmonte me fëmijët, por pasi filloi të dyshonte për një shok timin, ndaloi së më ndihmuari dhe nuk dilja dot më jashtë darkave.

Unë me të vërtetë u përqafova dhe i dhashë një puthje në furgonin e tij (shokut me të cilin më pa kunata), por nuk e lejova që gjëja të avanconte më shumë se kaq.

Pastaj mora pjesë në një faqe takimesh në internet dhe shumë shpejt fillova të bisedoja me dy burra.

Njëri ishte elektricist në të dyzetat, ndërsa tjetri ishte një njëzet vjeçar. Të dy donin shumë të më takonin.

Elektricisti vinte në garazhin tim çdo të mërkurë, ndërsa 20-vjeçari futej në shtëpi të premten në darkë.

Unë e shtyja divanin deri tek dera në mënyrë që nëse njëri nga fëmijët zgjohej, të mos surprizoheshim nga ndonjë hyrje e papritur.

Tani po më mungojnë shumë që të dy dhe kur bëj seks me burrin tim është shumë kot.

Ju lutem më ndihmoni. Unë do të doja t’i përmirësoja gjërat e t’i vija në rrugën e duhur në mënyrë që martesa ime të funksionojë”.

Pasi e ka parë këtë rrëfim, “Dear Deidre” i është përgjigjur:

Ju jeni duke bërë një lojë të rrezikshme për martesën tuaj dhe për jetën familjare. Ju thoni se këto janë vetëm diçka argëtuese, por burri juaj, fëmijët dhe rrethi familjar nuk do ta shihnin situatën në të njëjtën mënyrë.

Ka shumë mënyra të tjera, shumë herë më të mira, për të mbushur kohën tuaj të lirë dhe për të bërë lidhje të vlefshme me njerëz që nuk kanë sjellje të tilla shkatërruese.

Burri juaj pa dyshim që zgjodhi të punonte natën për të sjellë në shtëpi sa më shumë para. Unë besoj se ai do të dëshironte të punonte ditën.

Përdoreni këtë izolim për t’u përqendruar tek familja juaj. Duhet të jeni të gjithë të bashkuar për të kapërcyer javët e vështira që keni përpara.

Flisni me burrin tuaj dhe tregojini se ndiheni e vetmuar dhe se nuk jeni entuziaste për të kryer marrëdhënie me të.

A do të binit dakord të dy që ai të punojë ditën e të sjellë më park para në shtëpi, në mënyrë që të kaloni më shumë kohë së bashku si çift dhe si familje?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al