3 Mars, 2022

“Më kërkojnë të jem ‘sugar daddy’ i tyre”/ 48-vjeçari rrëfen eskperiencën e tij në aplikacionet e takimeve: E pamundur të gjesh një femër që nuk më do për para


Një 48-vjeçar ka rrëfyer eksperiencën e tij në aplikacionet e takimeve që mundësojnë njohjen me njerëz të rinj. Ai ka shprehur shqetësimin se të gjitha femrat që ka njohur në aplikacionet që ka përdorur, e kanë shfrytëzuar atë për para dhe nuk kanë tentuar ta njohin më tepër.

RRËFIMI I PLOTË:

Dear Deidre,

Është e pamundur të gjesh një femër që nuk më do vetëm për paratë e mia. Jam një burrë 48 vjeçar dhe jam single (beqar). Para disa vitesh iu bashkova aplikacioneve për takime, por që nga fillimi dukej se femrat ishin të interesuara nëse i ofroheshin para ose dhurata të shtrenjta.

Kam pasur plot mesazhe nga vajza të moshave 20 deri në 30 vjeç që më pyesnin nëse doja të isha “sugar daddy” i tyre. Por edhe femrat në moshë më të madhe, rreth të 40-tave dhe të 50-tave, duan të dinë sa shpesh do t’i dërgoj në pushime gjatë fundjavave. Asnjëra nuk është e interesuar të më njohë mua, duan vetëm atë që kam në portofol.

Deidre përgjigjet:

Aplikacionet e takimeve mund të jenë një mënyrë fantastike për të njohur njerëz që nuk do t’i takoje në një rast normal. Por pjesa e vështirë është të gjeturit e një personi që ka të njejtat qëllime me ty.

Nëse dëshiron të vazhdosh me aplikacionet, sigurohu që profili yt tregon qëllimet e duhura. Për shembull; fotot e makinave të shtrenjta i bëjnë njerëzit të besojë se je i orientuar drejt parave dhe je shumë i pasur. Lidhjet më të mira zakonisht nisin nga shoqëria, kështu që frekuento bare dhe evente ku mund të johësh njerëz të moshës tënde.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al