16 Janar, 2022

“Më kanë gënjyer sy për sy”/ Fifi rrëfehet për herë të parë që mbas daljes nga “BBV”. Kush janë personat fallco dhe të vërtetë sipas saj


Këngëtarja e njohur,Filloreta Raçi, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në shqipëri se cilët janë banorët e vërtetë sipas mendimit të saj brenda Big Brother VIP”.E ftuar në “Fun Club”, këngëtarja ka folur rreth periudhës që ka qëndruar në shtëpi dhe tregoi se disa persona kanë gënjyer sy për sy dhe se ajo nuk e ka duruar dot këtë gjë.

“Nuk kam mundur të flas për dikë se çfarë di jashtë dhe brenda ka gënjyer dhe thoja me vete ‘por unë e di këtë muhabet ndryshe pse po e thua ndryshe këtu. Më pas dilte tjetri.”E pyetur se cilët janë banorët më fallco brenda shtëpisë, ajo refuzoi të përgjigjej pasi tha se nuk dëshironte t’i jepte vëmendje por tregoi se kush janë më të vërtetët.

Sipas saj Monika Lubonja është një përson që ka luajtur shumë bukur. Origjinal dhe i vërtetë gjatë gjithë rrugëtimit në shtëpi ajo mendon se është Donald Veshaj dhe për Beatrix Ramosajn ajo tregoi se është e ndrydhur por reale. Gjithashtu u shpreh se ka qenë në të njëjtën pozitë si ajo.

“Nuk jap emra sepse iu jap vëmendje.Më të vërtetët, Monika, ka luajtur aq bukur dhe për mua është përsoni më “nice” aty Brenda. Origjinal në gjithë këtë rrugëtim është Donaldi, e ndrydhur por reale Trixa dhe me vjen shumë keq që është ndrydhur në atë formë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al