24 Shtator, 2018

Me flokë kaçurrele dhe i vogël, nuk do e njihni këngëtarin e njohur shqiptar në këtë foto


Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Ylli Limani feston ditëlindjen.

 

E me këtë rast, ai ka vendosur që të bëjë një urim të veçantë për veten në profilin e “Instagram”-it. Ai ka publikuar një foto nga fëmijëria e tij, duke i dedikuar edhe disa fjalë vetes.

Në foton nga fëmijëria, Ylli shfaqet me flokët kaçurrela dhe i rrumbullakosur. E në fakt nëse nuk do ta kishte publikuar vetë ai atë imazh, fansat e tij do ta kishin të vështirë që ta njihnin.

Ndërkohë fjalët që ai ka zgjedhur t’i thotë vetes për 24-vjetor, janë shumë herë më prekëse dhe këshilla që çdokush do të donte t’i dëgjonte në fëmijëri:

“Do të doja t’i kisha thënë që të shihte më pak televizor, të lexonte më shumë dhe normalisht të këndonte. Të mos ndalej duke kënduar. Do t’i thoja që një ditë do t’i bësh krenar njerëzit e rëndësishëm të jetës dhe çdo hap drejt suksesit, sado i vështirë, ka për t’ia vlejtur. Do t’ia vlejë sepse do të kesh pranë njerëzit që të duan më shumë. Dhe gjëja më e rëndësishme që do t’i thoja është se do të bëhet mirë, edhe kur duket se më keq nuk bëhet. Shumë urime për Yllin!”, shkruan Limani bashkëngjitur me foton.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al