28 Janar, 2022

“Më drogoi dhe më përdhunoi në jaht”- Chris Brown akuzohet për përdhunim, balerina kërkon dëmshpërblim 20 milionë dollarë: Mbylli dhomën dhe …


Këngëtari i njohur, Chris Brown është akuzuar se ka droguar dhe përdhunuar një balerinë brenda një jahti.

Gruaja e identifikuar në padi si Jane Doe pretendon se ngjarja ndodhi në një jaht të ankoruar në Miami, në pronësi të reperit amerikan P Diddy.

Në dokument thuhet se një mik i Jane Doe, me profesion koreografe, modele dhe muzikante, ishte në jaht me Chriss Brown dhe e ftoi të shkonte atje.

Ajo pretendon në padi se po fliste në telefon me mikun e saj, kur këngëtari ndërhyri dhe i tha: “Kam dëgjuar muzikën tënde, eja menjëherë në shtëpinë e Diddy në Star Island”.

Sipas padisë, kur mbërriti atje Brown i ofroi një pije, brenda së cilës kishte hedhur drogë.

“Teksa ai po më jepte këshilla për të nisur një karrierë të suksesshme në muzikë, filluan të më merreshin mendtë dhe të humbisja vetëdijen”, thuhet në padinë, ku kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Ajo pretendon se këngëtari e çoi në dhomën e gjumit dhe nuk e lejonte të largohej.

“Më zhveshi dhe më përdhunoi”, shkruhet në dokument, ndërsa gruaja shpjegon se Chriss i kërkoi që të nesërmen të merrte një kontraceptiv për të shmangur një shtatzëni të mundshme.

Këngëtari i hodhi poshtë këto akuza dhe shkroi në Instagram: “Këto janë budallallëqe.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al