9 Nëntor, 2019

“Më çoi në një party, pastaj…”, Dua Lipa tregon si u tradhëtua në takimin e parë

Kënga e saj më e re ‘Don’t start now’, duket se ka pasur sukses që në fillim të lançimit por këngëtarja Dua Lipa vazhdimisht e propmovon atë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, është kthyer së fundmi në Londër pas një super performance në eventin e ndarjes së çmimeve ‘MTV EMA’.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kiss FM’ ku ka folur ndër te tjera rreth këngës së saj të re por edhe jetën private. E pyetur nëse e mban mend takimin e saj të parë, Dua u përgjigj se i kujtohej por nuk donte të përmendte emra.

“Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër. Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, tregoi këngëtarja.