14 Nëntor, 2019

Me bikini në plazh, mami Fatma tregon barkun e rrumbullakët (Foto)


Moderatorja simpatike Fatma Methasani është prej pak muajsh në një pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj janë në pritje të një djali dhe gjininë e bebit çifti i njohur e zbuloi vetëm pak më parë.

Që prej publikimit të lajmit, Fatma ndan herë pas here foto. Këtë herë, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instastory’ një foto ku ishte 3 muajshme shtatzënë dhe sapo kishte filluar t’i dukej barku.

“Mami Fatma 3-muajshme. Një rikthim i ëmbël”, shkruan ajo në foto.

Bebi pritet të vijë në jetë në muajin shkurt por për emrin Alfio dhe Fatma nuk kanë vendosur ende.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al