17 Shtator, 2020

“Më besoni, s’do ndaloj”- Shpërthen Kanye West, publikon videon duke urinuar mbi trofeun e Grammy


Kanye West ka reaguar ashpër në lidhje me të drejtat e autorësisë së muzikës dhe kontratat e regjistrimit.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, reperi i famshëm u shpreh se Prince dhe Michael Jackson u “vranë” nga industria e muzikës dhe medias.

“Media na bëri që ta quajmë Michael Jackson të çmendur, më pas e vranë,”- u shpreh Kanye West.

Më pas postoi një foto të Prince dhe shkroi: “Ti dhe Michael vdiqët që të mund të jetonim ne.”

Ai shkroi më pas se nuk do të nxjerrë muzikë të re derisa të kontratat e tij me shtëpitë diskografike Sony dhe Universal.

 

Në mesazhe të tjera West pretendoi se ai është “personi i vetëm” që mund të flasë për çështjen e pronësisë.

“Artisti meriton të zotërojë punën e vet. Artistët vdesin nga uria pa turne,”- shkroi reperi.

Dhe përfundoi mesazhet, duke publikuar një video ku shihet teksa urinon mbi një trofe të Grammy-t të hedhur në tualet.

“Më besoni, s’do ndaloj,”- u shpreh ai.

 


Reperi miliarder pohoi se artistët nuk kanë më kontroll mbi muzikën e tyre pasi nënshkruajnë një marrëveshje.

“Kur nënshkruani një marrëveshje muzikore, ju nënshkruani të drejtat tuaja. Pa mjeshtrat nuk mund të bësh asgjë me muzikën tënde. Dikush tjetër kontrollon se ku dhe kur luhet. Artistët nuk kanë asgjë tjetër përveç famës, turneut dhe tregtisë,”– tha Kanye West.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al