12 Maj, 2020

“Më arrestoni”- Biznesmeni miliarder sfidon autoritetet dhe hap fabrikën e prodhimit të makinave

 

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka kundërshtuar autoritetet e Kalifornisë duke hapur fabrikën e prodhimit të makinave të hënën.

Ai ta se është i gatshëm të arrestohet nëse është e nevojshme.

Vendimi i tij erdhi një ditë pasi Musk ngriti padi kundër qarkut për të rihapur fabrikën, që është e vetmja e cila prodhon automjete Tesla në SHBA.

Punëtorët u panë duke hyrë në fabrikë në orët e para të mëngjesit. Raportohet se ata po mbajnë maska dhe ndërmarrja ka marrë masa të ngjashme me ato të vendosura për të rihapur fabrikën e prodhimit të automjeteve në Shanghai.

“Tesla rifillon prodhimin sot kundër rregullave të vendosura nga Qarku Alameda,”- shkroi ai pasditen e së hënës në Twitter. “Nëse dikush duhet të arrestohet, ai do jem unë. Të gjitha kompanitë e tjera të automjeteve në SHBA janë aprovuar të rifillojnë. Vetëm Tesla është veçuar.”

Më herët të hënën, guvernatori Gavin Newsom tha se nuk ishte në dijeni se Telsa kishte rifilluar punën.