28 Qershor, 2022

“Mbretëresha ime”- Feston sot ditëlindjen, Dua Lipa uron të ëmën me fotot e veçanta


Dita e sotme është tepër e veçantë për familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo pasi mamaja e saj Anesa Lipa feston 50-vjetorin e lindjes. Dhe sigurisht nuk ka munguar as një urim publik nga Dua.

Këngëtarja me famë botërore ka ndarë një foto-album në Instagram krahas të cilit shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e 50-të nëna ime e mrekullueshme. Mbretëresha ime.”

 

Në fotot që këngëtarja kishte zgjedhur, ajo dhe mamaja e saj shihen duke u përqafuar me njëra-tjetrën e në disa të tjera janë së bashku motrën dhe babain e Duas.

Një tjetër foto e postuar nga Dua Lipa na kthen pas në fëmijërinë e saj.

Urimi i saj u pasua me shumë komente nga ana e miqve dhe fansave të shumtë. Kujtojmë që ylli i muzikës ndërkombëtare vazhdimisht ka treguar sesa e lidhur është me familjen, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.

Verën e vitit të kaluar, Dua Lipa erdhi në Shqipëri së bashku me familjen dhe miqtë më të ngushtë. Ajo kaloi disa ditë pushimesh në jug të vendit, ndërsa do të rikthehet përsëri për Festivain Sunny Hill, që do të mbahet edhe në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al