29 Maj, 2023

Matchy-matchy/ Kylie Jenner publikon foton me këngëtaren e njohur shqiptare. Vazjat shfaqen me të njëjtën veshje


Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj, ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e publikut dhe kjo pasi bukuroshja është shfaqur së fundmi nën shoqërinë e Kylie Jenner.

Milionerja e cila ndjek shumë pak persona në Instagramin e saj, ka në rrethin e ngushtë edhe artisten shqiptare. Vazjat të cilat duket se janë goxha mikesha me njëra-tjetrën, kanë udhëtuar së bashku me miqtë e tyre të ngushtë në Paris.

Ata kanë marrë pjesë fillimisht në turneun botëror të Beyonces, madje ishte vetë Kylie e cila publikoi një video në limuzinën e saj ku shfaqej dhe Anxhelina.

E së fundmi ylli i “The Kardashians” ka publikuar një foto në InstaStory ku ka treguar se ajo dhe këngëtarja kanë veshur të njëjtat këpucë duke e etiketuar krahas fotos së postuar.

Sakaq gjatë mbrëmjes së djeshme ato kanë pritur bashkë ditëlindjen e makeup artistit, Ariel i cili është gjithashtu një mik i ngushtë prej vitesh me të dyja vajzat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al