2 Gusht, 2019

Maska magjike me 3 përbërës për të hequr njollat e errëta në qafë, sqetulla dhe kofshë


Njollat të errëta zakonisht shkaktohen nga rruajtja, depilimi, ekspozimi i tepruar në diell, por edhe nga faktorë të brendshëm si luhatja hormonale, marrja e medikamenteve të caktuara, apo probleme të ndryshme shëndetësore si diabeti apo  mbipesha. Njollat e errëta mund të shfaqen në zonën e qafës, sqetulla dhe pjesën e brendshme të  kofshëve.

Ndonëse ka shumë produkte ose trajtime bukurie që mund të ndihmojnë në eliminimin e këtyre njollave të errëta, ato zakonisht janë plot me kimikate dhe janë mjaft të shtrenjta. Ju mund ta provoni këtë pastë të përgatitur në shtëpi e cila nuk ka asnjë efekt anësor.

1 lugë gjelle sode buke

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle kripë

Përgatitja:

1.Përziejini të gjithë përbërësit derisa të përgatisni një pastë homogjene.

2.Aplikoni pastën në zonat e prekura.

3.Lëreni për 20 minuta.

4.Lajeni lëkurën me ujë të ftohtë.

Shënim:

1.Trajtimi duhet të bëhet të paktën 3 herë në javë derisa zona e errët të jetë zbehur.

2.Gjatë trajtimit, mos harroni të përdorni krem mbrojtës me faktorë të lartë kur ekspozoheni në diell.

3.Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë E dhe pini shumë ujë. /living.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al