9 Tetor, 2017

Masakra e Las Vegasit/ Prostituta i nxjerr sekretet autorit: Kryenim marrëdhënie të dhunshme


Pas dëshmive nga familja e vrasësit në Las Vegas, se ai frekuentonte prostituta të ndryshme në këtë qytet, edhe pse ishte në një marrëdhënie fikse me Marilou Danley, një prostitutë e Las Vegasit foli në anonimitet, duke treguar detaje të takimit me njeriun që vrau 58 njerëz në një festival muzikor në Las Vegas dhe plagosi rreth 500 të tjerë.

Stephen-paddock-las-vegas-861752

Ajo e përshkroi Paddock si njeri të dhunshëm, paranojak dhe të fiksuar. Prostituta ka thënë se ajo kalonte orë të tëra duke pirë dhe luajtur në kazino me Paddock, dhe se ai e paguante 6000 dollarë për çdo takim.

Nëse ai fitonte në kazino, e çonte atë në dhomën e hotelit për të bërë seks shumë të dhunshëm dhe agresiv. Në hetimet e policisë, për të kuptuar se çfarë e ka shtyrë Paddock të kryente krimin, u përfshinë edhe një sërë prostitutash, me të cilat ai takohej gjatë kohë që lëvizte nëpër kazino.

Prostituta, që takohej më shpesh me të, tha se 64-vjeçari shpesh fliste me ton të lartë për teori konspiracioni, përfshirë edhe se si qeveria amerikane e kishte orkestruar rrë- zimin e kullave binjake më 9 shtator 2001.

Prostituta, 27- vjeçare ka folur rreth lidhjes së saj me Paddock, pasi familja e tij tregoi së fundmi se atij i pëlqente të shoqërohej me prostituta. Në dhomën e Paddock, hetuesit gjetën një copë letër me numra telefoni, por asnjë shënim vetëvrasjeje apo të vrasjes në masë. Hetuesit thanë se besojnë që Paddock e kreu masakrën nga hoteli “Mandalay Bay” i vetëm.

“NBC News” kishte raportuar se një karikues misterioz, që nuk përputhej me asnjë nga telefonat e Paddock, u gjet në atë dhomë, duke ngritur dyshime se aty mund të ketë pasur një tjetër person të pranishëm. Por më vonë, Policia tha se ata tani kanë gjetur përputhshmëri me të gjithë karikuesit dhe telefonat e gjetur që i përkisnin Paddock.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al