29 Gusht, 2017

Marck Zuckerberg baba për herë të dytë, publikon letrën emocionuese për vajzën e porsalindur


Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të dytë dhe lajmin e mirë ai e ka dhënë në Facebook. Ashtu sikurse edhe me vajzën e parë, ai ka shkruar një letër edhe për vvogëlushen August.

marc_1503990691-3313984

“E dashur August!

Mirë se erdhe në jetë! Mamaja dhe unë jemi shumë të lumtur të zbulojmë se kush do të bëhesh në të ardhmen. Kur lindi motra jote, Max ne i shkruam një letër, duke i folur për botën që shpresonim që të rritej. I kemi shkruar për një botë më të mirë, me më pak sëmundje dhe më shumë barazi.

Me gjithë progreset e tenkologjisë brezi i ri meriton një jetë më të mirë në krahasim me tonën deh që në të rriturit e kemi për detyrë që ta bëjmë këtë gjë të ndodhë. Edhe pse është e vështirë në botën ku jetojmë, brezi i ri do të ketë një të ardhme të ndritur.

Por më mirë e lëmë rritjen ty duam të të flasim për fëmijërinë. Me botën do të merresh kur të rritesh do kesh shumë kohë tani do flasim për të tjera gjëra. Shpresoj që të ulesh në të gjitha lodrat me motrën tënde të madhe e të kënaqesh.

Fëmijëria është një moment magjik në jetë. Do të jesh fëmijë vetëm njëherë në jetë kështu që mos mendo për të ardhmen vogëlushja ime. Dua të shohësh shumë ëndrra të bukura dhe në to të ndiesh edhe dashurinë tonë, të ndiesh se sa shumë të duam.

Në do të bëjmë të pamundurën që bota të jetë një vend më i mirë për ju dhe të gjithë fëmijët e brezit tuaj. August të duam shumë dhe jemi shumë entuziast të nisim këtë aventurë të re me ty. Të urojmë një jetë plot gëzim dhe dashuri.

Me dashuri mami dhe babi!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al