Ky është momenti kur një burrë është kapur nga kamerat në një parkim, teksa fut tinëzisht dorën nën fustanin e një femre, të cilën e fotografon.
Maniaku nxjerr telefonin dhe e fut nën fustan për ta fotografuar teksa ajo është e kthyer me shpinë dhe po bisedon me një tjetër burrë.
Sidoqoftë gruaja largohet pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur, por ky moment nuk i ka shpëtuar kamerës së vendosur brenda një makine të parkuar në Singapor.
Më pas shoferi i makinës pasi ka parë pamjet ka vendosur që filmimet t’ia dorëzojë autoriteteve përkatëse.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al