20 Mars, 2023

Luizi e quajti ‘moderatorja më seksi’, Fjoralba Ponari bën deklaratën e papritur për këngëtarin dhe lojën e tij në BBVIP


Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka komentuar banorët e BBV, si dhe deklaratën që Luizi Ejlli ka bërë për të, duke e përmendur si një ndër moderatorët e tij të preferuara dhe moderatorja më seksi.

fjoralba dhe lui

“Se ka diferencë, preferoj të jem e preferuara”, tha ajo duke nënvizuar se nuk është fanse e lojës së Luizit brenda shtëpisë së BBV.

“Kjo është çështje shijesh, ca faji kam unë. Nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush është që nuk i do komplimentet por që do e vlerësoja njësoj si të vinte nga Olta, si të vinte nga Kristi, nuk ka lidhje me lojën e tyre aty apo mënyrën si komportohen. Dikush ka një shije të caktuar dhe të komplimenton”.

A nuk të bëri kjo ta shihje Luizin më ndryshe?

“Unë di ta ndaj artin nga artisti. Unë atij si individ i jap atributet e tij si muzikant se ka rrëmbyer disa cmime të para dhe nuk mendoj se është rastësi të arrish të fitosh disa herë radhazi, duhet të jesh i talentuar.

Patjetër e për lojën që ai ka bërë aty brenda, por mua mënyra se si protagonistët dhe adashja e tij gaforre tjetër, Olta, nuk është në shijet e mia mënyra si luajnë, agresiviteti që tregjonë kundrejt banorëve të tjerë, kanë harruar ndoshta që të shijojnë një nga ekseperiencat më të bukura, kanë harruar të shijojnë eksperiencën e tyre të jetës e hera herës kur i shoh sa agresiv janë më duket sikur po shoh Surviver e jo BBV. Nuk më pëlqen kjo gjë, nuk e shoh veten në atë vorbull, gjuha e ashpërm bullizimi, targetimi, në momentin që është vënë një standart loje e glorifikohet të bëhet si shembull.

Më vjen shumë keq por asnjë i preferuar. Ndoshta Dea për qetësinë që ka, e mënyrën si argumenton e si zgjedh të distancohet nga agresiviteti i panevojshëm por dhe ajo ka rolin e koketës që e bën më shumë se duhet, për mendimin tim”, tha Ponari në Wake Up.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al