29 Shtator, 2017

Luar e këngës ‘Gjithmonë’ i rikthehet muzikës


Ju kujtohet bashkëpunimi i Flori Mumajesit me Luarin? Kënga “Gjithmonë”, e cila u kthye në një hit vite e vite më parë dhe ende mbetet një këngë shumë e bukur.

Pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm me Florin , ajo erdhi dhe me disa prodhime të tjera muzikore, po aq të suksesshme si: “Vetëm”, “Udhëtim” dhe “Remember”.

Luar ishte vetëm 16 vjeçe kur solli hitin “Gjithmonë” dhe suksesi i kësaj kënge arriti deri në Turqi. Por tani Luar Arani vjen me një tjetër surprizë…

Në një foto të publikuar në “Instagram”, Luar shkruan se ka nisur xhirimet për një videoklip, për këngën e saj të re dhe pritet t’i kthehet pasionit të saj të vjetër, muzikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al