17 Janar, 2020

Louis Vuitton pushton tregun e bizhuterive luksoze, blen diamantin e dytë më të madh në botë


Louis Vuitton ka blerë diamantin e dytë më të madh në botë. Kjo është një tjetër shenjë e ambicieve të markës franceze në tregun e bizhuterive luksoze.

Diamanti përafërsisht 1.758 karatësh u gjet nga Lucara Diamond Corp në Botswana prillin e kaluar. Ai ka ngjyrë të errët dhe është në madhësinë e pëllëmbës së dorës.

Kompania e minierave e quajti atë “Sewelô”, që do të thotë “gjetje e rrallë” në gjuhën e Tswana të Afrikës së Jugut.

Dhe tani Lucara së bashku me kompaninë HB, një prodhues belg i diamanteve, kanë arritur një marrëveshje me Louis Vuitton për të lustruar dhe prodhuar një numër të xhevahireve më të vegjël nga Sewelô.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi të rrallë nga një kompanie miniere, një prodhuesi diamantesh dhe një marke luksoze do të jetë planifikimi, prerja dhe lustrimi i një koleksioni diamantesh nga Sewelô,”- u tha në deklaratën për shtyp.

Ndërsa nuk u zbulua vlera e marrëveshjes mes tyre, megjithëse Lucara zbuloi se do të merrte një pagesë të parakohshme dhe do të mbante një pjesë prej 50% të diamanteve të prodhuar nga guri i paprekur.

“Jemi të kënaqur që jemi në partneritet me Louis Vuitton, shtëpinë e famshme luksoze, për të shndërruar diamantin historik prej 1.758 karatësh Sewelô, diamantin më të madh të Botsvana, në një koleksion stolish të përkryera,”- tha shefja ekzekutive e Lucara, Eira Thomas.

Blerja e Louis Vuitton është vetëm lëvizja më e fundit që kompania e saj mëmë, LVMH, ka marrë në tregun e bizhuterive luksoze.

Konglomerati gjithashtu zotëron markën italiane të bizhuterive Bulgari dhe prodhuesit e orëve TAG Heuer dhe Hublot, dhe në nëntor, siguroi argjendarinë ikonike të New York, Tiffany & Co. për më shumë se 16 miliardë dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al