2 Korrik, 2022

“Linda Rama zonja chic” bashkëshortja e kryeministrit rrëmben vëmendjen e mediave spanjolle me stilin e saj


Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Linda Rama, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e mediave spanjolle pasi u ndodhën për një vizitë zyrtare në Spanjë ku morën pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

Revista spanjolle ka komentuar disa prej veshjeve të zonjave të para dhe duket se Linda Rama një ndër të cilat ka spikatur me stilin unik të veshjes së saj.

Ata e kanë cilësuar bashkëshorten e kryeministrit si “një zonjë chic”, teksa në një prej takimeve Linda Rama kishte zgjedhur një ‘look’ plot elegancë dhe klas me një këmishë të bardhë goxha të veçantë dhe një fund të zi me disa detaje të bardha anash saj.

Gjithashtu ajo ka rënë në sy dhe përgjatë vizitës me mbretëreshën e Spanjës Letizia, ku Rama kishte zgjedhur të vishej e thjeshtë dhe komode me një fustan të bardhë i cili qëndronte i derdhur deri në fund të këmbëve, me një çantë ngjyrë të kuqe dhe e kishte kombinuar dhe me një kapele ngjyrë gri stil ‘parisen’.

Ajo është fotografuar dhe në një vizitë tjetër ku gjithashtu stili i veshjes i kombinuar me kapele nuk mungonte. Zonja e Parë e Shqipërisë u shfaq e veshur komplet në të zeza, me një xhaketë kadifeje, fund plise dhe kapelen e vogël të zezë  të kombinuar me aksesorë të mëdhenj ngjyrë gold. Mediat spanjolle e cilësuan Lindën si një ndër zonjat me stilin më origjinal ndër të gjitha zonjat e Samitit.

Duhet të themi se bashkëshortja e kryeministrit është veçuar gjithnjë për shijet e saj të veçanta në kombinime përgjatë paraqitjeve dhe mbetet një frymëzim për gratë e politikës në Shqipëri në fushën e modës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al