1 Nëntor, 2017

Largimi i papritur i Adelës nga jeta/ Mesazhi i thellë i Klea Hutës: Zbuteni zemërimin…


Largimi nga jeta në mënyrë të papritur e gazetares Adela Xhemani duket se ka prekur apo ka bërë të reflektojnë opinionin publik dhe disa nga VIP-at të cilët e njihnin apo e kishin pjesë të shoqërisë së tyre. Një prej tyre është edhe Klea Huta, e cila ka shkruar një status të gjatë në Facebook duke dhënë mesazhin universal të jetës, atë të dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit. ‘’Zbuteni zemërimin, sepse nuk na hyn në punë krenaria’’ – shkrua Klea Huta duke cituar kësisoj një shprehje të Shekspirit.

Statusi i plotë:

Më shumë se kaq nuk do ma kishe lexuar mendjen…

Dhurojini ndjenjat , ç’lirojini , mos i mbytni , mos i ndrydhni , e nëse zhgënjeheni , punë e madhe , mos u shqetëso për pak do jetë. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë.

Çfarë vlen më shumë në botë se një zemër mbushur plot.

Dhe për sa kohë do e harrojmë faktin që nuk jemi “të përjetshëm”

Dhe sikur ta dinim ditën dhe orën e “ikjes” prapë njejtë duhet të vepronim.

Duaje Zotin që të fali jetën dhe t’i jesh mirënjohës për çdo ditë që të fal. Duaji ata më të cilët e jeton jetën. Duaje familjen tënde mbi gjithçka

Kur të ikim nga kjo botë nuk do mund t’i lexojmë dot statuset dhe elozhet drejtuar ëngjëjve të parajsës me sytë e përlotur nga qielli.

Zbuteni zëmerimin ,thotë Shekspiri,nuk na hyn në punë krenaria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al