24 Prill, 2018

La të dashurin e ri për 44-vjeçarin, adoleshentja: Ne duhemi dhe kemi një jetë seksuale ekstravagante


Avalon Garvey ishte vetëm 17 vjeç kur u njoh në internet me një 44-vjeçar, me të cilin u lidh dhe tashmë janë në një lidhje.

Marrëdhënia e tyre nisi dy vite më parë ku Garvey nga Leeds i Britanisë, u njoh me Doug Traser nga San Francisco.

Edhe pse ky i fundit është më i madh se babai i saj, Avalon e ftoi atë në Angli dhe vendosi të linte të dashurin bashkëmoshatar, për 44-vjeçarin Traser.

“The Sun” shkruan se tashmë ata kanë një lidhje në distancë dhe takohen herë pas here në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Angli.

“Njerëzit ndonjëherë më shohin çuditshëm. Më paragjykojnë për shkak se Doug ka moshën e babait tim. Por kjo nuk më intereson. Ne duhemi dhe kemi një jetë ekstravagante seksuale. Ai e din se çfarë po bën, jam shumë e lumtur”, thotë Avalon, që tashmë është 19 vjeç.

Për “The Sun” ajo ka thënë se ua ka prezantuar miqve të universitetit të dashurin e saj. Gjithashtu Garvey ka shtuar se në ndonjë rast e ngatërrojnë 44-vjeçarin me babanë e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al