23 Shtator, 2018

Ky detaj i bëri të duken pothuajse njësoj tri deputetet socialiste

Në fakt, po t’i shohësh me vëmendje, duket sikur mes deputeteve socialiste ka një lloj kodi të heshtur veshjesh.

Në disa raste, ato shfaqen në seanca parlamentare të veshura në mënyrë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Ka raste kur ato vijnë të veshura vetëm me të zeza, ose me të zeza të kombinuara me të bardhë.

Në fakt, janë veshje formale shumë të zakonshme dhe gjithkush i ka në dollapin e vet, por kësaj here detaji që bashkon këto tre zonja socialiste, ishte pak më i veçantë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputetja Mimi Kodheli dhe Klodiana Spahiu u shfaqën në Parlament me një detaj të përbashkët, vijat.

Në fakt, vijat janë më së shumti për një stil sport, por të tria zonjat, duhet thënë, se dukeshin shumë bukur ashtu.

PANORAMA PLUS