25 Nëntor, 2021

Kush është femra më seksi e showbizz-it shqiptar? Elgit Doda flet për familjen dhe karrierën: Mes meje dhe Klea Hutës ka një gjë shumë të madhe, është …


Elgit Doda ka folur si rrallë herë për jetën e tij private, marrëdhënien me Klea Hutën, si edhe ka zbuluar detaje intime.

klea huta elgit doda3

Producenti muzikor pranoi se ai dhe moderatorja kanë zënka mes tyre, por mes tyre ka një gjë shumë të madhe, dhe ajo është dashuria.

Ai u shpreh se vesi i tij më i keq është impulsiviteti, ndërsa Klea Huta është një njeri që s’fal lehtë.

klea huta (8)

“Kemi një gjë shumë të madhe mes nesh, është dashuria. Ndonjëherë hap rrugë unë, ndonjëherë hap Klea. Më shumë them unë me ‘fal’ sesa Klea. Vesi im më i keq është që jam impulsiv, ndërsa Klea nuk fal kollaj”, tha Elgit Doda i ftuar në “Roped With Olsi”.

elgit doda1

Producenti u shpreh se pandemia nuk i ka ndikuar tek të ardhurat, madje ka qenë viti më i suksesshëm në karrierën e tij muzikore.

“Nga pandemia, që nga kënga ‘Larg’ që u shit në pandemi dhe gjithë viti ka qenë më i suksesshëm se çdo vit tjetër në karrierën time. Ka qenë thjesht çështje fokusi. Më parë isha fokusuar për të qenë mbrapa kuintave, s’më interesonin koncertet dhe asgjë tjetër. Ishte sa për tu futur, tani hapni krahun. Ai artist që merr fund për një vit s’ka bërë asgjë, është kot, s’ka tru”, u shpreh ai.

elgit doda

Gjatë intervistës u gjend përpara një sfide, ku nëse nuk i përgjigjej pyetjeve ai duhet të konsumonte një spec djegës.

klea huta elgit doda

Pjesë nga intervista:

Kush është këngëtari/ja që s’do bëje këngë pasi mendon se nuk ka talent

Elgit Doda: Është Enca, sepse nuk përshtatemi në vokal

Moshën kur humbe virgjërinë?

Elgit Doda: 16-vjeç dhe tek shtëpia e partneres

Vajzat më seksi të showbizz?

Elgit Doda: Klea Huta

Këngëtarja më seksi?

Elgit Doda: Klea Huta

Cila është një nga vajzat më seksi që nuk i fillon emri me Klea?

Elgit Doda: Huta (qeshin) Do të më ndash nga gruaja apo si e ke hallin? Jemi shokë apo çfarë jemi? (qeshin)

Emrin e producentit me të dobët në Shqipëri ose ha specin?

Elgit Doda refuzon të përgjigjet duke preferuar të konsumojë një spec djegës.

/Panoramaplus.al

klea huta elgit doda1klea huta elgit doda2elgit doda2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al